Ciccio Graziani, ish kampioni i Botës me Italinë në vitin 1982, nuk ka fjalë të mira për Marco Verrattin

 Marco Verratti vlerësohet lartë nga ekspertët e futbollit, derisa thuhet se çmimi i italianit është 100 milionë euro.

Por, kështu nuk mendon ish sulmuesi i Romës dhe Torinos, Ciccio Graziani, SHKRUAN Calciomercato.com, përcjell Express.

“Verratti nuk vlen as 50 milionë euro”, ka deklaruar ish kampioni i Botës me Italinë në vitin 1982.

Verratti, i cili është pjesë e PSG-së, gjatë verës ka pasur oferta nga Interi, Juvetnusi, Milan, Chelsea, Manchester Untied dhe Barcelona.