Një kamera e fshehtë në shtëpi ka zbuluar sjelljen e dhunshme të dados ndaj foshnjes.

Nëna e vogëlushes 9 muajshe, Annemarie Theron mendoi që të kishte kamera pasi vuri re disa shenja në qafë, krahë dhe poshtë këmbëve të saj.

Kur shikoi pamjet, u trondit nga mënyra se si dadoja e hidhte foshnjen në krevat si të ishte lodër. “Ishte shumë e dhimbshme kur e pashë. Pasi pashë gjithcka, për disa ditë nuk mund të flija, të haja apo pija asgjë. Ishte shumë e vështirë të imagjinoja për kohën që mund të ketë zgjatur kjo torturë. Unë mund të shoh që vajza ime Laila është shumë e prekur pas së gjithash,” – tha Annemarie për Netwek24.

Ajo dhe bashkëshorti e denoncuan menjëherë në polici dhe dadoja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur u arrestua të premten për dhunë ndaj fëmijës.

Pasi doli para gjykatës, mohoi gjithcka që tregonin pamjet dhe gjykata vendosi që të merret një vendim pas muajit tetor, ndërkohë që ajo qëndron pas hekurave.