Një grua 30-vjeçare e cila ka qenë për të lindur vdiq sot në spitalin e Tetovës, ndërsa foshnja ka mbijetuar dhe është dërguar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup.

“Në gjendje të rëndë mbrëmë është sjellë një shtatzënë nga Zhelina me tension të lartë të gjakut. Menjëherë i është dhënë terapia përkatëse, por pacientja ra në komë. Kolegët arritën që të nxjerrin të gjallë foshnjën”, deklaroi shefi i pavjonit të Gjinekologjisë pranë Spitalit klinik në Tetovë, doktro Nagip Raufi.

Ai sqaroi se ishin thirrur ekipe mjekësore shtesë anesteziologë, internsitë dhe specialistë të tjerë, por edhe përkundr tentativave të shumta ata nuk arritën që të reanimojnë pacienten.

Për gruan kjo ka qenë shtatëzënia e dytë.