Policia indiane po heton vdekjen e dhjetëra të sapolindurve në një spital në shtetin e Uttar Pradesh. Në gusht, të paktën 160 të mitur vdiqën në një spital.

Dyzet e nëntë nga fëmijët vdiqën në spitalin Ram Manohar Lohia brenda një muaji. Te sapolindurit  thuhet se kanë vdekur nga “asfiksia perinatale”.

Gjendja shkaktohet nga nivelet e ulëta të oksigjenit gjatë lindjes.

Në hetimin më të fundit, një raport i qeverisë fajësoi stafin mjekësor për 30 vdekje, duke nxitur nisjen e një hetimi policor.

30 foshnjat në fjalë humbën jetën nga një mungesë e dukshme e oksigjenit ndërkohë që ishin në kujdesin intensiv në spitalin Ram Manohar Lohia.

Të gjitha vdekjet ndodhën midis 21 korrikut dhe 20 gushtit./Syri.net/