Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me të cilën kryesoi Z. Artan Grubi sot (6 shtator  2017) vazhdoi me debatin për pikën e vetme të rendit të ditës, Ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.

Në kuadër të ditës së dytë të diskutimit, kishte debat të begatshëm dhe konstruktiv për zgjidhjet e propozuara ligjore, në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në vend, në të cilën morën pjesë deputetët: Vesel Memedi, Rexhail Ismaili, Vlladanka Aviroviq, Petre Shilegov, Nolla Ismajlloska dhe Zhaklina Peshevska.

Diskutimi për ligjin vazhdon edhe gjatë ditës së nesërme (7 shtator 2017), me fillim në orën 12.00, për kur janë caktuar fjalimet përmbyllëse të koordinatorëve të katër grupeve më të mëdha parlamentare në Kuvend dhe më pas do të kalohet në aktin e votimit.