Deulofeu, Semedo, Turan dhe Vermaelen nuk janë ftuar për ndeshjen me Gironan.

Gerard Deulofeu dhe Semedo befasisht nuk janë ftuar nga Ernesto Valverde për sfidën me Gironan që Barcelona do ta zhvillojë të shtunën nga ora 20:45.

 Arda Turan dhe Vermaelen gjithashtu janë lënë jashtë për këtë ndeshje, ndërsa Dembélé dhe Rafinha do të mungojnë për shkak të lëndimeve.

Në skuadër janë rikthyer Paco Alcácer, Umtiti dhe André Gomes, të cilët munguan kundër Eibarit, transmeton Gazeta Express.

18 lojtarët e ftuar nga Valverde: Ter Stegen, Cillessen, Piqué, Rakitic, Sergio, Denis, A. Iniesta, Suárez, Messi, Mascherano, Paulinho, Alcácer, Jordi Alba, Digne, Sergi Roberto, André Gomes, Aleix Vidal and Umtiti.