Një vajzë 7 vjeçare në Nepal është përzgjedhur si perëndesha e gjallë, për shkakun e vetëm se që kurse ishte e vogël, qerpikët e saj ishin si të lopës, ndërsa zëri i saj si “zë i pastër rose”.

Perëndeshë ose Kumari vazhdon traditën shekullore të hyjnive të fëmijëve që jetojnë në mesin e njerëzve në Nepal.

 Ajo është e adhuruar nga hindutë dhe budistët njësoj. Në festival Hindu të shiut në korrik, mijëra njerëz erdhën për të bërë nderimet pranë vajzës, duke përfshirë edhe kryeministrin e Nepalit, Pushpa Kamal Dahal, i cili madje u përkul bashkë me gruan për të takuar vajzën.

Ata besojnë se gjejnë fat të mirë dhe u plotësohen dëshirat duke u përkulur tek vajza e quajtur Yunika.

“Kur vajza ime u zgjedh si një Kumari, u ndjeva shumë i lumtur,” tha babai i saj, Ramesh Bajracharya.

“Kjo është për shkak se Kumari konsiderohet jashtëzakonisht e respektuar si perëndeshë e gjallë në Nepal.”

Prindërit e vajzës u detyruan të lënë punën e tyre në qytetin Patan në mënyrë që të kujdesen me kohë të plotë për vajzën, e cila e ka jo pak të lehtë titullin që mban. Kumari nuk lejohet të largohet nga shtëpia, përveç rasteve të veçanta, ndërsa këmbët nuk i lejohen të prekin dyshemenë.

Nëna e saj i ka bërë make-up të posaçëm vajzës në mënyrë që të duket unike tek njerëzit e thjeshtë.

“Ndihem pak e trishtuar sepse fëmijët e tjerë luajnë jashtë, por miqtë e saj vijnë për të luajtur me të brenda. Çdo gjë që ajo kërkon, kukulla apo ndonjë lodër, ne i përmbushim kërkesat e saj “, tha Sabita.

Për t’u bërë një Kumari, që do të thotë “vajzë e pamartuar ‘ose ‘e virgjër”. Fëmijët duhet të plotësojnë kritere shumë të veçanta të tilla si ‘qerpikët si një lopë,’ ‘kofshët si një dre,’ dhe një ‘zë si të pastër si një rosë “./Oranews/