Ushtria braziliane ka hyrë në një nga bastionet  më të mëdha të drogës në Rio de Janeiro, pas gjashtë ditësh përleshjesh mes bandave rivale të drogës.

Rocinha,është shtëpia e rreth 70,000 banorëve që jetojnë në kodrat mbresëlënëse të Rios.

Gjatë operacionit për të luftuar trafikantët e armatosur, kanë marrë pjesë jo vetëm forcat policore por dhe disa gazetarë.

Autostrada kryesore që kalon në qytetin e vogël ishte mbyllur për orë të tëra për shkak të një beteje të armatosur midis ushtrisë dhe kriminelëve që shkaktuan bllokime në një nga arteriet kryesore lindore-perëndimore të qytetit.

Shkurtimet e buxhetit për të gjitha shërbimet publike të Rio-s për shkak të krizës ekonomike të Brazilit, duket se kanë dobësuar edhe burimet e policisë për të luftuar bandat e drogës.

Dhjetëra mijëra studentë në një universitet aty pranë u urdhëruan të qëndronin në shtëpi dhe shkollat ??lokale u mbyllën.