Rusia ka akuzuar rebelët sirianë që mbështesin SHBA-të se kanë hapur një zjarr ndaj trupave qeveritare siriane në Deir Ezora, ku ata po udhëheqin një ofensivë kundër ISIS-it.

Moska ka paralajmëruar ushtrinë amerikane se do t’i përgjigjen një incidenti të këtij lloji.

“Trupat siriane ishin dy herë objekt i artilerisë dhe i sulmeve të granatave nga pozicionet në bregun lindor të Eufratit ku luftëtarë janë forcat siriane demokratike dhe forcat speciale amerikane”, thuhet në deklaratën e rusëve, transmeton lajmi.net.

Sipas forcave të përgjithshme, forcat speciale ruse janë aktualisht në duart e presidentit sirian Bashar al-Asad në zonat që u vunë në shënjestër.

Moska ka njoftuar Përfaqësuesin e Lartë të Shteteve të Bashkuara nëpërmjet një kanali ekzistues të komunikimit në Katar se prej tani zjarri që vjen nga zona ku gjenden luftëtarët amerikanë do të iu përgjigjen menjëherë.