Ushtarët nigerianë i vranë 18 pjesëtarë të grupit terrorist Boko Haram, kur luftëtarët e grupit kanë kryer sulm ndaj dy kazermave në pjesën verilindore të Nigerisë, kumtoi ushtria nigeriane.

Në kumtesë shtohet se një prej anëtarëve të Boko Haramit është robëruar, si dhe se janë plagosur tre ushtarë nigerianë.

Siç njofton DPA, ushtria nigeriane gjatë operacionit ka konfiskuar pushkë automatike, municion dhe dy automjete të terroristëve.