Ajo është një nga emrat më të njohur të skenës shqiptare falë hiteve të saja por edhe super e përfolur për guximin dhe qoftë edhe kur poston vetëm një foto të gjithë shkruajnë për të.

Po flasim për këngëtaren Rovena Stefa, e cila si duket këtë vit do të jetë kryefjala e spektaklit më të ndjekur televiziv “Dance ëith Me” që vjen sonte në TV Klan.

Dhe besoni apo jo ne mësojmë se Rovena do të vijë si uragan me dy kërcime në këtë spektakël që ka kohë që bëhet gati.

A do ta përballojë këtë uragan partneri i saj simpatik në kërcim, gazetari dhe modeli nga Kosova, Meriton Mjekiqi? Pritet të shohim, por një gjë është e sigurt ajo do të jetë uragani “Rovena” sonte në minutat më të ndjekura të një televizioni sic është Klan