Uragani “Maria” ka bërë që gjithë ishulli i Puerto Ricos të mbesë pa energji elektrike, më saktësishtë pa energji janë shtëpitë e 3,5 milionë njerëzve.

Abner Gomez, kreu i Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave ka thënë se stuhia përgjatë rrugës së saj kishte dëmtuar gjithçka. 

“Maria” u dobësua në një stuhi të kategorisë tre me erëra prej 185km/orë ndërsa lëvizte nëpër ishull.

“Informacioni që kemi marrë nuk është inkurajues”, ka thënë Gomez në një konferencë, duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, transmeton Klan Kosova.

Në ndërkohëe që guvernatori i Puerto Ricos kërkoi nga presidenti amerikan, Donald Trump të deklaronte ishullin një zonë fatkeqësie pasi stuhia bëri që të ketë përmbytje të mëdha dhe erëra kërcënuese për jetën.

Guvernatori Ricardo Rossello tha se dëmi i madh ishte i pashmangshëm megjithëse 500 vendstrehime u krijuan për të mbrojtur njerëzit.

Stuhia shkatërruese ka lënë tashmë shtatë persona të vdekur në ishullin e Dominicas, që u prek rëndë të hënën nga stuhia.

Regjistrimet ajrore tregojnë shtëpitë e rrafshuara dhe numri i të vdekurve në Dominicas ka gjasa të rritet, ndërsa detajet mbeten të pakta pasi lidhjet e komunikimit kanë rënë.