Pamje të pabesueshme kanë dalë në internet të detit në ‘Miami Beach’, i cili po ‘thithet’ nga Uragani Irma.

Nivelet e ujit kanë rënë deri në 2 metra, kur stuhia vdekjeprurëse kaloi shpejtë nëpër Majami, ndërsa po bëhet gati të bëjë shkatërrime në Florida.

Fotografi dhe video që po shpërndahen në rrjete sociale e shfaqin plazhin e Majamit të goditur nga erërat e forta dhe shirat, përderisa miliona njerëz u detyruan të evakuohen.

Një përdorues në Twitter e postoi videon ku shihet se sa shumë ka rënë niveli i detit në plazhin e Majamit pas uraganit.