Shtëpi të shkatërruara, makina të marra nga uji dhe të përplasura aty-këtu, lagje të tëra të rrafshuara dhe porte e aeroporte të nxjerra jashtë përdorimit.
Kjo është skena e lënë pas nga uragani “Irma” në Porto Riko duke shkaktuar gjithashtu edhe tetë të vdekur deri më tani, shkruan Albeu.com.
Pamjet e publikuara sëfundmi tregojnë një përplasje shkatërrimtare nga uragani në Karaibe, i cili tashmë i është drejtuar Majemit në SHBA.
Uragani ‘Irma’ është aq i fortë, sa mbart dyfishin e fuqisë të të gjitha bombave të përdorura në Luftën e Dytë Botërore”, bënë të ditur ditën e sotme ekspertët amerikanë.
Louis Uccellini, drejtor i Shërbimit amerikan të Motit, tha se ishte i shqetësuar për fatin e Floridas dhe bregut lindor të Karolinës së Veriut.
Ai paralajmëroi se “të gjitha rreziqet lidhen me këtë stuhi” do të jenë të katastrofale.
Ndërkohë, eksperti Kerry Emanuel, llogarit se Irma mbart dyfishin e fuqisë së të gjitha bombave të përdorura në Luftën e Dytë Botërore.
Deri tani, stuhia ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka lënë 23 të plagosur në territoret e ishujve franceze në Karaibe, raporton “The Independent”.
Ishulli i vogël i Barbudës zor se mund të banohet më, ndërsa St Martin është pothuajse i shkatërruar, shkruan syri.net. Sipas zyrtarëve numri i viktimave ka gjasa të rritet.
Uragani është shndërruar në një stuhi të kategorisë së pestë, duke u konsideruar nga sinoptikanët si një stuhi “jashtëzakonisht e rrezikshme”, me erëra që arrijnë deri në 250 kilometra në orë.
Mijëra njerëz janë evakuuar nga zonat e rrezikut të lartë në mbarë Karaibet. Banorët janë dyndur në dyqane për ushqim, ujë dhe furnizime emergjente.
Aeroportet janë mbyllur në disa ishuj, të cilat janë destinacione popullore për turistët, dhe autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve të shkojnë në strehimoret publike.