Aeroporti i famshëm i Shën Maartenit, “Princess Juliana” i njohur si aeroporti më i rrezikshëm në botë, është shkatërruar nga uragani “Irma”.
Stuhia e fuqishme ndau në copaaeroportin këtë mërkurë me erëra që shkonin deri në 185m/ph pranë plazhit Mohao.
Copa të medhaja shkëmbinjsh u përplasën pas aeroplanëve ndërsa shkallët e ngjitjes u përplasën për tokë nga sasia e madhe e reshjeve.
Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo erërat e fuqishme zhvendosën rërën e plazhitpërgjatë pistës së aviacionit, shkruan Mail Online, përcjell albeu.
Stuhia që tashmë ka arritur kategorinë 5 të rrezikshmërisë më të lartë të mundshme është drejtuar edhe drejt super-vilës së Trumpit e quajtur “Le Chateau des Palmiers” ose “Kështjella e Palmave”.