Sulmuesi francez përfundon edhe njëherë në radarët e ‘Djajve të Kuq’.

Manchester United nuk ka ndërmend të heq dorë nga Antoine Griezmann edhe pse reparti sulmues këtë sezon mund të quhet i kompletuar.

Në afatin kalimtar të janarit, ‘Djajtë e Kuq’ kanë në plan të rikthehen në negociata për Antoine Griezmann i cili nuk u largua në verë nga Atletico Madrid duke parë edhe bllokadën në blerjen e futbollistëve të vënë nga FIFA.

Rikthimi i Diego Costas mund të hap dyert e largimit të Griezmann. Ky i fundit pëlqehet shumë nga Jose Mourinho i cili do të bëjë të pamundurën për ta blerë, por në garë për francezin së fundmi është futur edhe Real Madridi, që është edhe i gatshëm të paguajë klauzolën e lojtarit prej 100 milionë eurosh.