Haqim Ramadani

Duke u respektuar vullneti i elektoartit tonë nga zgjedhjet e fundit parlamentare të cilat u mbajtën në muajin dhjetor të 2016, partit tona vendore janë në dizavantazhë kundrejt komunitetit tjetër dhe detyrimisht lind nevoja të gjejn variantin e daljes me një kandidant për kryetar Komune në komunën e Bërvenicës, e kundërta e saj,aty te ajo forcë politike e cila vullneti mungonë,do të mbajë përgjegjsin për humbjen e Kryetarit Komunës bashkë me të edhe të mundësisë së qeversijes nga shumica që në rastin konkret janë shqiptarët,gjest politik i cili në të ardhmen e afërt jo vetëm që do të dëmtojë rënd atë subjekt i cili do të identifikohet si planëprishës,por me të drejtë do të marr me vete të nesërmen edhe barrën e vulës së turpit kombëtarë.
Në këtë situat,duke e konsideruar betejën politike të zgjedhjeve lokale të përmasave të interesit kombëtar, kur kontributi për fitoren do të jetë pjesë e çdo qytetari shqiptarë dhe subjekti politikë, po ashtu edhe përgjegjsia e qeverisjes nesër duhet t’ju takojë të gjithë kontributorëve, formulë mbi të cilën klasa politike vendore duhet të gjej zgjidhjen,në mënyr që të ngrihet në përgjegjësin që kërkon faktori kohë, meqë afati ligjor përfundon në datë 14 shtator, e që do të thotë se egziston hapsira kohore edhe për disa ditë që të tërhiqen kandidatët nga subjektet tjera, duke ndjekur rrugën e BDI-së dhe PDSH-së, të arrihet,si një detyrim që përsëritja e fitores politike që Komuna e Bërvenicës të qeveriset nga qenja jonë vjen edhe si një obligim që kemi ndaj të ardhmes sonë.

Ti shërbejm kauzës e jo partisë!