Numri i personave të cilët ikën në Bangladesh për shkak të dhunës në Rakajan, Mjanmari Perëndimor, u rrit në 313.000, njoftoi sot Komisariati i lartë për refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNCHR).

Nga 25 gushti, kur filluan përleshjet në pjesën veriperëndimore të Mjanmarit deri më sot në Bangladesh kanë mbërritur 313.000 persona.

Një grup i kryengritësve myslimanë, e cila quhet Armatë për shpëtim të rohinxhëve në Arakan (ARSA) dje në Tuiter publikoi ndërprerje të zjarrit dhe u bëri thirrje forcave qeveritare ë Mjanmarit që të ndërmarrin masa reciproke, që të mundësohet dërgesë e ndihmë humanitare.

Në dhunë një numër i madh i fshatrave u dogjën, ndërsa qindra njerëz e humbën jetën, prej të cilëve numri më i madh rohinxhë.