Ishte vetëm 17 vjeç kur u largua për herë të parë nga Shqipëria, dhe udhëtimin e parë e ka pasur në Holandë aty ku dhe u shkollua.

Për Lulzim Bashën nuk ka asnjë pishman rikthimi në atdhe, pasi e ardhmja politike që i priu më vonë, i ka dhënë atij një sfidë dhe përgjegjësi të re. Kreu i partisë Demokratike, në opozitë, thotë se u rikthye në atdhe pasi mbi të gjitha është shqiptar.

“Më ka vënë para një sfide të madhe, sfida e parë, isha 17 vjeç dhe vendi i parë që pashë përveç Shqipërisë ishte Holanda, në vitin 1991. Nuk jam penduar asnjëherë që u ktheva. Unë jam shqiptar, nuk kam lindur në Alaskë”, tha Basha i ftuar në ceremoninë e veçantë të “Opinion” që mbahet në sheshin “Nënë Tereza”, në 20-vjetorin e emisionit.