Nganjëherë mjaftojnë diçka shumë e vogël që disa njerëz të tregojë fytyrën e tyre të vërtetë. Kështu, janë shprehur edhe vajzat 18-vjeçare në Britani kur një taksi për shkak të një shume shumë të voge parash në mungesë i ka kërcënuar vajzat dhe i ka lënë në rrugë.

Sophie Heath dhe Yeva Wilcox, kanë përjetuar një situatë sa qesharake po aq edhe të komplikuar, kur për 7 cent një shofer taksie i ka ofenduar, madje deri në kërcenim se do t’u bënte diçka të keqe, ku nuk ka munguar edhe padia që do t’u ngri për shkak të mos pagesës, transmeton gazetametro.net

Përveç këtyre kërcënimeve ai i ka lënë në rrugë vajzat, duke mos i çuar në destinacionin e kërkuar, po 20 minuta larg, në shenjë hakmarrjeje.