Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest ne Burg “ me afat 40 ditë, për 42-vjeçarin Edmond Çomo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtesisë italiane pasi ndaj tij gjykata e Leçes ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.
Gjykatësi i çështjes Hasan Selimi e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e 42-vjeçarit Çomo si dhe ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Vendimi i shkallës së parë do ti përcillet Ministrisë së Drejtësisë me qëllim respektimin e afateve procedurale mbi ekstradimin e 42-vjeçarit.
Nga ana tjetër avokati mbrojtës Ardian Vishaj ka theksuar se ngjarja për të cilën kërkohet ekstradimi është minimale, prandaj duhet refuzuar.
Operacioni i arrestimit të 42-vjeçarit nga Kopliku i Malësisë së Madhe ishte kryer në fshehtësi të plotë përpara 1 jave, nga seksioni i Krimeve pranë komisariatit të Shkodrës nga frika e dekonspirimit të operacionit.
Arrestimi Edmond Çomajt është bërë në kryeqytet në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.