Pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Turqisë për zhvillimin e referendumit nga qeveria rajonale kurde e Irakut u deklarua se “pavarësisht të gjitha paralajmërimeve të bëra në rast se ky referendum mbahet, Turqia ruan të drejtat që rrjedhin nga marrëveshjet bilaterale dhe ndërkombëtare”.

Në deklaratën e publikuar pas takimit të zhvilluar në rezidencën presidenciale, theksohet se në takim janë diskutuar të gjitha çështjet e sigurisë së brendshme dhe të jashtme dhe është bërë vlerësimi se “nga këshilli janë rishikuar masat e rekomanduara më parë kundrejt të gjitha organizatave terroriste…, që kërcënojnë sigurinë kombëtare të vendit”.

“Edhe një herë është përcaktuar cilësia e paligjshmërisë dhe papranueshmërisë së referendumit të shpallur nga qeveria rajonale kurde e Irakut më 25 shtator 2017”, thuhet në deklaratë.

“Ky hap është një gabim i rëndë që kërcënon drejtpërdrejtë sigurinë kombëtare të Turqisë, unitetin politik dhe sovranitetin territorial të Irakut dhe përbën një kërcënim për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, theksohet në të.