Autoritetet e Myanmarit e kanë dhënë aprovimin për dërgesat e para të ndihmave nga jashtë në veriperëndim të vendit, njofton shteti turk.

Kjo pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur sot me lideren e Myanmarit, Aung San Suu Kyi, njoftoi zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, transmeton Express.

Kalin ka thënë se 1.000 tonë ushqim, veshje dhe medikamente do të dërgohen nesër në këtë zonë përmes helikopterëve, ku myslimanët rohingya po ikin nga dhuna.

UNHCR njoftoi sot se rreth 125.000 myslimanë kanë ikur në Bangladesh në shtatë ditët e fundit si pasojë e dhunës në Myanmar. Raportohet se rreth 400 të tjerë janë vrarë.