Turqia sot sistemoi një numër shtesë të ushtarëve në kufirin me Sirinë.

“Turqia dërgoi njësi speciale në rajonin e Rejhanlit në qarkun Hataj”, njofton agjencia turke e lajmeve Anadolia.

Në katër ditët e fundit në atë rajon janë sistemuar mbi 80 copë të teknikës ushtarake.

Ankaraja zyrtare bëri të ditur se sistemimi i ushtrisë është me qëllim që të përforcohen vendkalimet kufitare me Sirinë.