Përfaqësuesi i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, Ibrahim Kalan, deklaroi se Turqia prej sot do të fillojë të dërgojë ushqim, veshje dhe ilaçe me helikopterë në Birmani, në zonën prej ku myslimanët – rohingi ikin nga dhuna.

Deklarata është dhënë pasi që Erdogani, ka biseduar me shefen e Qeverisë së Birmanisë, Aun San Su Çi.

Autoritetet në Mianmar kanë dhënë leje për dërgesat e para humanitare të ndihmës në pjesën perëndimore të vendit.

Është parashikuar që në Mianmar të dërgohen 1.000 tonë ndihmë humanitare nga Turqia.

Dhuna në Birmani ka filluar më 25 gusht, pasi që kryengritësit nga Armata për shpëtim të rohingëve në Arakan kanë sulmuar dhjetëra policë.

Si përgjigje ndaj kësaj ushtria e Mianmarit ka filluar operacion të madh në shtetin Rakhajn, që është okupuar nga rohingët.

Në përleshjet, deri më tani janë vrarë 400 persona, 370 nga të cilët janë rohingë “terroristë”.