Me qasje të kundërta për shumë çështje, Turqia dhe kundërshtarët e saj rajonalë janë bashkuar në armiqësinë e tyre ndaj një shteti kurd, me afrimin e referendumit për pavarësi në veri të Irakut, duke ngritur dyshime për përhapjen e fenomenit drejt vendeve të tyre.

Pak muaj më parë, Ankaraja do të shkëmbente fyerje me Bagdadin në lidhje me praninë ushtarake turke në veri të Irakut, dhe marrëdhëniet e saj me Iranin ishin cënuar nga divergjencat në lidhje ne konfliktin në Siri, ku të dy vendet mbështesnin kampe kundërshtare.

Këto mosmarrëveshje duken se janë drejt shuarjes dhe tre shtetet po shfaqin të njëjtën kërkesë kundër referendumit për pavarësi që kurdët e Irakut do të organizojnë më 25 shtator.

Krerët e diplomacisë së tre fqinjëve janë fokusuar në këtë mënyrë në çështjen në fjalë gjatë një takimi tripalësh të pazakontë të mërkurën në Nju Jork në vazhdën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, përcjell Atsh.

Në një deklaratë të përbashkët, ata i kërkuan autoriteteve të Kurdistanit irakian për të anuluar referendumin, në mungesë të kësaj, paralajmëruan se do të parashikojnë masa të koordinuara në formë presioni.