Dortmundi e ka mposhtur 2:1 Augsburgun në një ndeshje ku Aubameyang humbi penalti.

Sulmuesi i9 Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, është turpëruar ndaj Augsburgut, pas tentimit për të shënuar panenka.

Portieri kundërshtar e kuptoi shumë mirë Aubameyangun duke pritur me shumë lehtë këtë penalti.

Golat për Dortmundin i realizuan Andriy Yarmolenko (4’) dhe Shinji Kagawa (23’), kurse për vendasit shënoi golin e nderit Caiuby (11’).

Pas kësaj fitore Dortmundi ka shkuar në kuotën e 19 pikëve, gjashtë më shumë se Bayern Munich që nesër përballet me Hertha Berlinin. /Gazeta Express/