Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se për momentin nuk është koha për bisedime me Korenë Veriore dhe se ende janë të hapura të gjitha opsionet për të mbrojtur SHBA-të dhe aleatët e saj, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një bisede telefonike me kryeministren britanike Theresa May dhe kryeministrin australian Malcolm Turnbull.