Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka kërkuar nga Kongresi rreth 7.8 miliardë dollarë si pagesë fillestare si përpjekje për të ndihmuar në rikuperimin e dëmeve pas reshjeve në Teksas dhe Luiziana. Zyrtarët kanë thënë se do të ketë kërkesa të mëtejme për fonde kur të bëhet i ditur ndikimi i plotë që ka pasur stuhia Harvey, shkruan BBC.

Disa banorë tashmë janë lejuar që të kthehen nëpër shtëpitë e tyre por që vërshimet janë duke vazhduar të shkojnë në rritje nëpër disa zona.

Presidenti Trump, pritet që ta vizitojë Teksasi për herën e dytë këtë të shtunë. Numri i personave që kanë vdekur nga këto vërshime ka shkruar në 47 kurse rreth 43 mijë veta aktualisht janë nëpër baraka.