residenti amerikan Donald Tramp sot konfirmoi se ka aprovuar shitjen e pajisjes ushtarake më të sotistifikuar Japonisë dhe Koresë së Jugut.

“Aprovoj Japonia dhe Koreja e Jugut të blejnë sasi të konsiderueshme më të madhe të pajisjes ushtarake të sotistifikuar nga SHBA”, shkroi Tramp në Tuiter.

Vendimi i tij pasoi pas provës së fundit bërthamore të Koresë së Veriut.

Shtëpia e Bardhë kumtoi se Trampi në bisedën telefonike me presidentin e Koresë së Jugut Mun Xhae-in ka dhënë miratim  “parimor” për pezullimin e kufizimeve për raketat me mbushje të Seulit, si dhe për shitjen e armës Koresë së Jugut në lartësi prej më shumë se miliarda dollarë.