Tri sfida e presin qeverinë e re të Kosovës që në 100 ditëshin e parë. Sigurimi i 100 milionë eurove brenda limiteve buxhetore për të mbyllur borxhet e akumuluara dhe rikuperimi i marrëdhënieve me FMN-në.
Nëse qeveria arrin t’i menaxhojë këto, atëherë ajo mund të rikuperojë marrëdhëniet me FMN-në.
Por sfidën më të madhe Haradinaj si kryeministër do ta ketë ballafaqimin me vetë kauzën e tij sa ishte në opozitë demarkacioni.
Petrit Zogaj thotë se ajo i mbeti si patate e nxehtë në duar dhe suksesi ose jo i tij pritet të jetë menaxhimi i kësaj problematik, pavarësisht që sipas tij, lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës nuk do të realizohet gjatë këtij viti, raporton KTV.
Dhe sfida e tretë e jo më pak e rëndësishme sipas opinonistëve do të jetë menaxhimi i vetë kabinetit qeverisës, i cili në përbërjen e tij do të ketë hiç më pak se 23 parti politike.