Tri kompani ndërkombëtare kanë paralajmëruar largimin nga Maqedonia të pakënaqura me trajtimin nga Qeveria, dhe kapitali i tyre do zhvendoset në njërin nga shtetet fqinje.

Tri muaj zgjati periudha që ishtë e mjaftueshme për kompanitë të huaja të pakënaqura nga klima e biznesit e vendosur nga Qeveria e re ta lëshojnë shtetin dhe ta zhvendosin kapitalin.

Dy nga kompanitë janë nga sektori i automobilistikës dhe vijnë nga jashtë Evropës, ndërsa e treta është kompani e industrisë së teknologjisë me kapital evropian.
Parashihet që 2.000 njerëz të ngelen pa punë.

“Kemi shumë vërejtje për sjelljen e qeverisë, me të cilën thuajse nuk kemi asnjë kontakt në çfarë do niveli. Ndihemi keq, por nëse vazhdojnë kështu punët, ne me siguri do të largohemi nga Maqedonia në fund të vitit. Për atë qëllim kemi filluar bisedimet me shtetet tera të rajonit për të transferuar kapitalin”, deklaroi njëri nga menaxherët e kompanive.

Një kompani tjetër amerikanë ka marrë vendim që të ndërpresë bisedimet me Zaevin dhe investimin e saj e ka orientuar kah Serbia. Bëhet fjalë për investim që do siguronte më së paku 1.500 vende punë, njofton Kurir.mk.

Dje lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski tregoi se Qeverisë së re i ka lënë në dispozicion 60 kompani me të cilat ishte në kontakte serioze dhe kanë kapacitet për punësimin e mbi 25.000 personave. Ai shpresi shqetësimin e tij se kjo Qeveri në përgithësi nuk dëshiron investitorë të huaj.
“Nëse më përpara kam pyetur se a din qeveria e re të tërhjekë investitorë të huaj, tani pyes a dëshiron kjo qeveri investitorë të tillë. Ndoshta dikujt nuk i përshtatet që të ketë fabrika të reja dhe paga më të lartapër punëtorët më të mirë, të cilët ose duhet t’i rrisin pagat ose t’i humbin të punësuarit”, deklaroi Gruevski.