Policia në Negotinë ka shtruar tre kallëzime penale kundër kryetarit të komunës, Vanço Apostollov për shkak se dyshohet se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Siç kumtoi MPB kallëzimi i parë penal është dorëzuar sepse i denoncuari – në cilësi të kryetarit të komunës Negotinë – më 1  qershor të vitit 2014 ka lidhur kontratë me ueb-portalin nga Negotina i përfaqësuar nga P. M., ndërsa lëndë e marrëveshjes ishte reklamimi në ueb-faqen, publikimi i shpalljeve dhe konkurseve, publikimi i teksteve për punën vijuese dhje kryerje të shërbimeve të tjera me karakter informativ për komunën e Negotinës në kohëzgjatje deri më 1 shtator të vitit 2014.

Pas kësaj më 30 shtator të vitit 2014 ishte nënshkruar marrëveshje e re me kushtet e njëjta me kohëzgjatje deri më 31 dhjetor.

Për marrëveshjet e lartpërmendura komuna e Negotinës përfaqësuesit të portalit i ka paguar 84.000 denarë pa zbatuar procedurë të tenderit gjegjësisht, i denoncuari ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike.

Në kumtesë shtohet se edhe gjatë vitit 2015, 2016 dhe 2017 A.V. ka lidhur marrëveshje me portalin e njëjtë i përfaqësuar nga personi M.M. nga Negotina, me përshkrim të njëjtë të nevojave dhe kryerje të shërbimeve të tjera me karakter informativ për komunën e Negotinës me ç’rast M.M. gjithsej, në bazë të marrëveshjeve të përmendura i janë paguar 369.000 denarë nga mjetet e komunë së Negotinës, pa zbatuar kurrfarë procedurë të tenderit, gjegjësisht në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike me ç’farë buxheti i komunës së Negotinës është dëmtuar për gjithsej 480.000 denarë.

Në kallëzimin e dytë penal është dorëzuar sepse i denoncuari, pas kërkesës së dorëzuar nga na e SHPTSH Rudina Energija  sh.p.k  nga Kavadari nga 14 dhjetori i vitit 2015.

Në rastin e tretë ku i denoncuari A.V. më 13 tetor të vitit 2015 ka marrë vendim me të cilin e ka emëruar L.D, i punësuar, si mësues në SHFK “Strasho Pinxhur” për u.d. drejtor i kësaj shkolle fillore nga Negotina.