Pançe Angelov, i akuzuar për dhunë në kuvendin e Maqedonisë në ngjarjet e 27 prillit ndaj deputetes RadmilaShekerinska sot është ulur në bankën e të akuzuarve.

Prokuroria Publike e përfaqësuar nga Natasha Goxhovska deklaroi se Angelov ishte në grupin e parë që u fut në kuvend, dhe kërcënoi Zoran Zaevin.

A i gjithashtu goditi Radmila Shekerinskën të cilës i shkaktoi plagë të rënda në trup duke e tërhequr për flokësh.

Sipas prokurorisë sjellja e Angelovit rrezikon 3 deri në 10 vite burg.