Edhe pse ishin më të mirët në fushë, Enis Bardhi, Visar Musliu dhe Erxhan Alijovski, nuk ju shpëtuan fyerjeve nga publiku vendas. Edhe sonte në stadiumin e Strumicës u dëgjua “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”. I pyetur nga TV21, se a i dënon këto thirrje dhe se a do të jetë ai seleksionuesi i parë që do t’iu thotë stop këtyre skandimeve, Angellovski u përgjigj se ai nuk mund që të shkojë në çdo ulëse dhe t’i ndalојë tifozët. Angellovski as nuk tha që i dënon këto kore raciste, por u përgjigj se edhe tifozët mysafirë kanë sharë në të njëjtën mënyrë.