Pas pesë xhirove në La Liga, Real Madridi është shtatë pikë prapa Barcelonës dhe sipas të gjithëve edhe zyrtarisht “Los Blancos” janë në krizë.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, mendon të njëjtën gjë për ekipin e Zinedine Zidane, teksa befasoi të gjithë duke thënë se rivalët e tyre tani janë Sevilla e Atletico.

“Reali është shtatë pikë prapa, por unë jam duke shikuar Sevillën dhe Atleticon”, tha Valverde.

“Reali në krizë? Nuk e di se si do ta menaxhojnë ata krizën. Ne ishim në situatë të ngjashme muaj më parë. Ka edhe shumë muaj garë dhe unë kujdesem vetëm për ekipin tim”, u shpreh Valverde.