Një qytetar ka denoncuar një ngjarje e cila mund të kishte precipituar dhe përkthyer në një tragjedi të vërtetë për të gjithë Shqipërinë.

Në një fshat të Krujës ka patur një përplasje me pistoleta, për rrugën e një lagjeje.

Denoncimi është publikuar nga ish kryeministrti Sali Berisha i cili shkruan se është policia e cila është në anën e krimit dhe nuk bën kurrgjë përpara akteve kriminale në territorin e vendit.

Sipas denoncimit që ka publikuar Berisha, i përfshirë në përplasjen me armë ka qenë Tonin Troksi, i njohur në zonë si një kultivues i bimëve narkotike, ndërsa policia pavarësisht dijenisë për ngjarjen nuk ka nisur asnjë lloj hetimi.

Statusi i plote

Ne shtetin e Norieges, çunat e krimit jane ne anen e trafikantit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

“Mirmrama Doktor..jam nje banues i fshatit murqine te rrethit kruje ,,mreme rreth oreve te darkes desh ndodhte nje tragjedi ne fshatin tim ku un banoj. Ne laghen “Bregu Budulles”jane ngritur tensionet per hapsiren e nje rruge lagje. Po u perlesheshin me pistoleta deri sa tensionet nuk jane zbutur por e kunderta ka ndodhur,jan nxehur me shume..ju bej me dije juve se zoti TONIN TROKSI eshte i armatosur dhe kultivant i bimeve narkotike si dhe perdorus i droges…po ben terror ne lagje…policia eshte ne dijeni por lajmi qe kemi ne rruge kofidenciale nuk po ben asgje…ju lutem Doktor un qe po ju shkruaj te ngelem anonime…Faleminderit Zoti ju bekoft”