Një elektriçist dhe një abonente janë arrestuar pasi kanë abuzuar dhe manipuluar me energjinë elektrike.

OSHEE tha se ka kallëzuar në polici  pranë sektorit të krimit ekonomik, elektricistin Boris Tola, i cili më 10 shtator, pas dakordësisë me abonenten, hoqi matësin nga boksi dhe fshiu kilovatët e konsumuar.

“Ne polici është proceduar edhe abonentja, si bashkëpunëtore në krim, ku rezulton debitor ndaj OSHEE prej disa muajsh. Rasti u zbulua sot gjatë kontrollit në zonën “Rruga Fortuzi”, Tiranë.  Gjatë marrjes në pyetje, palët e kanë pranuar veprimin e jashtëligjshëm”.

Sakaq, nga kontrollet e vazhdueshme, vetëm në Tiranë, janë regjistrua në 3 muajt e fundit mbi 60 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Rasti i fundit, ishte zbulimi i një vile 3-katëshe, me aktivitet bar-lokal në katin e parë, e cila furnizohej duke vjedhur energji përmes një linje të dytë jashtë matësit. Abonenti Mustafa K. u procedua për tu ndjekur nga organet e hetimit, sqaron OSHEE.