Si çdo herë, 63-vjeçari P.B. shkoi në varrezat e Farkës, ku edhe punonte si mirëmbajtës, por e djeshmja ishte dita e fundit e jetës së tij.

Brime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se, 63-vjeçari ishte duke punuar në varrezat e Farkës kur është ndjerë keq dhe ka humbur jetën.

P.B., i cili banonte në fshatin Farkë e Vogël, ka humbur jetën si pasojë e një infarkti.

Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.