Pakujdesia e punonjësve të një parku në Indi i ka kushtuar jetën një tigri të bardhë, shpallur prej vitesh specie në zhdukje.

Punonjësit e kopështit zoologjik po shoqëronin një grup turistësh në brendësi të parkut Bannerghatta, kur harruan dyert hapur dhe brenda sektorit ku ruheshin tigrat Bengali, hynë dy tigra të bardhë, Amar dhe Shreyas.

Që të dy tigrat e bardhë ranë pre e sulmeve të tre “kushërinjve” të tyre bengalë. Amar arriti që të shpëtonte me plagë të lehta tek putrat dhe nofulla, ndërsa Shreya u dëmtua rëndë dhe ngordhi tri ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet vendase njoftuan nisjen e një hetimi dhe drejtori i parkut tha se personat përgjegjës të neglizhencës do të përballen me pasojat.

E gjithë skena ka ndodhur në sy të turistëve që edhe filmuan ngjarjen.