Tifogrupi ”Mërgata” i Kukësit në një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ata nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen e Superkupës ndaj Tiranës.

Tifogrupi madje ka bojkotuar të gjitha ndeshjet e Kukësit, pasi nuk pranon që trajner i ekipit të jetë dikush me kombësi serbe.

Tifozët kanë apeluar vendimin që në shpallje të trajnerit nga Gjici, por nuk janë dëgjuar nga ky i fundit. Në parim të gjithë grupimet e tifozëve të Kukësit janë kundra vendosjes të një serbi në krye të pankinës, por nuk dihet nëse të tjerët do të bojkotojnë duke munguar në stadium.