Një video e një siriani duke thirrë Ezanin për namaz në  Xhaminë historike Alhambra të Spanjës po qarkullon në mediat sociale.

Në videon e shpërndarë nga Mouaz Al-Nass, një muzikant musliman nga Arabia Saudite me prejrdhje siriane, Al-Nasi mund të shihet duke thirrë Ezanin brenda xhamisë.

Në Xhaminë e ndërtuar nga administratorët muslimanë në vitet 1330-ta.

nuk është dëgjuar Ezani për afër 500 vjet.

Muaz al-Nass e këndoi Ezanin për Namaz në kompleksin e pallatit dhe kala, që janë të vendosur në Granada, duke befasuar spektatorë të cilët fotografonin dhe regjistronin me telefonat e tyre.

Pse? ” Ai tha se mureve iu ka munguar dëgjimi i Ezani –ftesa për t’iu lutur Allahut, tha Muaz Al- Nass  për Ilmfeed.”

I lindur në Xhiddah, Al-Nass është një këngëtar i specializuar në Muzikën Islamike në Siri.

Pallati Alhambra, i njohur si Kalat Al-Hamra në arabisht në lidhje me muret e saj të kuqërreme që ndërtuar si një fortesë ushtarake nga ana e administratorëve muslimanë të Granadës nga fundi i administrimit musliman në Spanjë në vitet 1330-ta.

Pallati Alhambra ishte bastioni i fundit i Al-Andaluzisë para rënies nën ushtrisë katolike spanjolle, pas së cilës muslimanët me dhunë detyrohen të konvertohen  në katolik!

Që kur Al-Nasi i parë e postoi videon e tij javën e kaluar, ajo ka mbledhur mbi një milion shikime dhe mbi 25,000 shpërndarje në Facebook, me komente të shumta në te.