Pasi u lajmëruan dështimin të negociatave për koalicionim mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, siç duket po i kthehet PDSH-së.
Sipas burimeve të sigurta që informuan AIN, sonte në Restorantin “Saç” në Çarshinë e Shkupit, janë parë bashkë themeluesi dhe ideatori i Levizjes Besa, Adnan Ismaili dhe Menduh Thaçi.  Kur dihet rëndësia e z.Ismaili qê ai ka në vendimarrje në Lëvizjen Besa dhe pikërisht në këtë periudhë të intenzitetit politik që dominon te partitë për të përfunduar koalicionimet dhe përzgjedhjet e kandidatëve për kryetar komunash, takimi i sotëm mes tij dhe Menduh Thaçit , nuk ka se si të jetë për qëllim tjetër , përveç për ndonjë bashkëpunim eventual.
Tani ja vlen që të presim dhe të shikojmë se çfarë efekti do të ketë ky takim  mes dy “pronarëve” të dy partive.