Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ndonëse i ka realizuar objektivat e tij gjatë karrierës politike, synon të vazhdojë t’i shërbejë vendit.

“Kam vullnetin dhe energjinë që t’i shërbej vendit edhe më tutje”, është shprehur Thaçi në TV Klan.

“Kam theksuar disa herë se unë objektivat e mia si: lirinë e Kosovës, pavarësinë e Kosovës i kam realizuar”, ka theksuar ai.

“Tani pres anëtarësimin e Kosovës në NATO”, ka thënë Thaçi.