Në Konventën promovuese foli edhe kryetarja e komunës së Tetovës e cila garon edhe për një mandat Teuta Arifi.

“Për ne jo vetëm si parti por si një udhëheqje e shqiptarëve të këtij vendi është shumë e rëndësishme vendosja e vlerave mbi të cilat udhëheqim qytetet tona. Një prej problemeve kryesore ajo theksoi kaosin urbanistik.

Sfida e qyteteve shqiptare në këtë vend është urbanizimi i tyre dhe kthimi kah çështjet e mëdha ekologjike që kanë të bëjnë me kualitetin e jetës së qytetarëve. Aktivizimi qytetar, kyçja e qytetarëve në vendimmarrje është strategjike.

Kjo garë është sfidë madhe e vazhdimësisë për ata nga ne të cilët kemi bërë 4 vite dhe thërrasim në kontinuitet për të vazhduar dhe përfunduar projektet. Sfidë është edhe për ata që për herë të parë do vendosin të udhëheqin një komunë”, theksoi Arifi.