Dy oponentët më të ekspozuar politikisht dhe dy nga figurat eminente të Bashkimit Demokratik për Integrim, kandidatja për kreun e komunës së Tetovës dhe kryetarja aktuale Teuta Arifi si dhe zv.kryeministri për sistem politik dhe implementim të marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika sonte kanë dridhur lagjen Shkumbin.

Prania e tyre ka qenë pikërisht për shkak të hapjes së shtabit lokal në këshillin vendor ‘Shkumbini’ ku në praninë jashtëzakonisht të madhe të simpatizantëve dhe përkrahësve të BDI-së sonte është shpalosur platformën dhe programin e kampanjës për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor.