Dje pasdite (4 shtator), rreth orës 18 e 20 minuta, në rrugën “134” në Tetovë, një motor i panjohur ka goditur një fëmijë 11-vjeçar (këmbësor) nga Tetova dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton TetovaSot.
Këmbësori i lënduar është transferuar në spitalin e Tetovës dhe është mbajtur për vëzhgim të mëtutjeshëm.
Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për të gjetur motorin dhe personin që po ngiste dhe për të ndriçuar plotësisht aksidentin e trafikut./TetovaSot/