Një tërmet i fuqishëm me magnitude 8 ka rënë në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve jugore të Meksikës.

Epiqendra ishte rreth 100 km në jugperëndim të qytetit Pijijiapan, në gati 35 km thellësi.

Një paralajmërim për tsunami u lëshua menjëherë për Meksikën, Guatemalën, El Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaraguan, Panamanë dhe Hondurasin, ndërsa për brigjet perëndimore amerikane nuk është dhënë një masë e tillë.

Lëkundja e tokës u ndje e egër deri në Mexiko City, ku ndërtesat janë shkundur dhunshëm e njerëzit kanë vrapuar nëpër rrugë të përfshirë nga paniku.

Në pjesë të ndryshme të kryeqytetit ka ndërprerje të energjisë elektrike. Nëse konfirmohet magnituda e tij prej 8-ballësh, atëherë ky tërmet do të jetë i të njëjtës fuqi me ata që kanë goditur vendin në vitin 1985 dhe 1995.