Ekipet e shpëtimit në Meksikë po kërkojnë mes rrënojave për të mbijetuar pasi një tërmet me fuqi 7.1 ballë tronditi Qytetin e Meksikos. Autoritetet thonë se mbi 200 vetë u vranë, ndërkohë që numri i viktimave vazhdon të rritet:

Ekipet e specializuara po kërkojnë nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Epiqendra e tërmetit ishte Puebla, që ndodhet 123 km në juglindje të Qytetit të Meksikos, ku ata që kanë dalë pa dëme fizike shprehen të tronditur e të trembur:

“Njerëzit janë shumë të ngarkuar emocionalisht, disa qajnë, të tjerë thërrasin. Kam parë njerëz të shtrirë në tokë nga tronditja që i paralizon,” thotë një banor.

“Nuk e dimë çfarë mund të ndodhë më pas, ndoshta do të ketë pasgoditje në mes të natës. Më mirë të largohemi për 2-3 ditë, derisa të stabilizohet gjendja,” thotë një tjetër banor./VOA