Një tërmet me intensitet prej tre ballësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane sot në mëngjes u ndje në rajonin e Ohrit.

Opservatori sizmologjik pranë Fakultetit Natyror-Matematikor në Shkup njoftoi se tërmeti është regjistruar në orën 8:49 minuta, ndërsa epiqendra ka qenë në 10 kilometra në lindje të Ohrit.